LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Anëtarë të Kongresit paraqesin rezolutë për rëndësinë e shtypit të lirë

SHBA: Anëtarë të Kongresit paraqesin rezolutë për rëndësinë e shtypit të lirë

Ligjvënësi demokrat Adam Schiff dhe ai republikan Steve Chabot, bashkëkryetarë të grupit për lirinë e shtypit në Kongresin amerikan, paraqitën sot një rezolutë për të theksuar rëndësinë që ka një shtyp i lirë dhe për të dënuar sulmet ndaj gazetarëve.

Rezoluta mbi-partiake, bëhet me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit që është të premten. Rezoluta e vë theksin tek kërcënimi i lirisë së shtypit dhe shprehjes së lirë në mbarë botën, tek rëndësia që ka një shtyp i lirë dhe i pavarur për një demokraci të shëndetshme dhe ripohon se liria e shtypit është një ndër përparësitë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.


“Çdo ditë gazetarët rrezikojnë jetën në disa prej vendeve me regjimet më shtypëse në botë duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të ekspozuar korrupsionin dhe abuzimet”, u shpreh ligjvënësi i Kalifornisë Adam Schiff, shkruan zëri i amerikës.

“Një shtyp i lirë dhe i pavarur është jetik për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse”, theksoi ligjvënësi republikan i Ohajos, Steve Chabot, duke paraqitur rezolutën.

Një rezolutë e ngjashme do të paraqitet edhe në Senatin amerikan, nga senatorët Marko Rubio, republikan i shtetit të Floridës dhe Bob Mendez, demokrat i shtetit të Nju Xhersit.

Në vitin 1993, Kombet e Bashkuara caktuan 3 majin si Ditën Lirisë së Shtypit, për të nderuar parimet e shtypit të lirë dhe për t’u bërë homazh gazetarëve që kanë humbur jetën në detyrë në mbarë botën.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori