Më shumë se 200 punonjës në dy spitalet kryesore në San Françisko, në shtetin perëndimor të Kalifornisë, kanë rezultuar pozitivë për coronavirusin, njofton gazeta New York Times.
Shumica e punonjësve në spitalin në Zuckerberg të San Françiskos dhe atë të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë në San Françisko ishin plotësisht të vaksinuar dhe shumica e tyre rezultoi pozitiv për variantin Delta shumë të transmetueshëm të coronavirusit, sipas gazetës.
Vetëm në dy raste personat u shtruan në spital. Numri i të shtruarve do të ishte më i lartë nëse punjësit do të ishin të pavaksinuar, tha Dr. Lukejohn Day, shefi mjekësor i spitalit Zuckerberg.
Një masë e administratës që ndalonte nxjerrjen nga banesat e atyre që nuk paguanin dot qeranë si pasojë e COVID-it skadoi të shtunën.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se më shumë se 6.5 milion familje, gjithsej rreth 15 milion njerëz, janë prapa me pagesat e qerave.
Zyrtarët Olimpikë të Tokios thanë të dielën se zbuluan 18 raste të reja me coronavirus. Vetëm njëri prej tyre ishte atlet.
Qeveria metropolitane e Tokios tha se infeksionet e reja të coronavirusit u rritën në një numër rekord të shtunën ndërsa qyteti mban Lojrat Olimpike. Qeveria raportoi 4,058 raste të reja.
Protestat në lidhje me pandeminë e coronavirusit u mbajtën të shtunën në vende përfshirë Francën, Italinë dhe Izraelin.
Në Francë, më shumë se 200,000 njerëz protestuan në qytete në të gjithë vendin për të shprehur kundërshtimin ndaj masave të fundit të Presidentit Emmanuel Macron për pandeminë.
Ndërsa shumica e protestave ishin paqësore, në Paris, ku u mblodhën më shumë se 14,000 njerëz, tre policë u plagosën në përleshjet me demonstruesit, sipas agjencisë Reuters. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre