LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Sulmet e qarqeve të ndryshme në Kosovë ndaj zyrtarëve e deputetëve të BE-së, janë të dëmshme

Shasha: Sulmet e qarqeve të ndryshme në Kosovë ndaj zyrtarëve e deputetëve të BE-së, janë të dëmshme

Demush Shasha nga instituti “EPIK” në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhahmet Hajrullahu, ka folur edhe për zhvillimet e brendshme politike në vend të cilat mund të ndikojnë edhe në procesin integrues të Kosovës.

Shasha ka komentuar edhe çështjen e sulmeve ndaj zyrtarëve e deputetëve të Bashkimit Evropian.


Samiti i Zagrebit, Shasha: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendë
Lexo po ashtu Samiti i Zagrebit, Shasha: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendë

Ai  ka thënë se këto sulme janë të dëmshme, pasi që BE-ja është partneri kryesor politik i Kosovës.

“Ky diskurs i kohëve të fundit, i sulmeve të caktuara nga qarqe të caktuara ndaj përfaqësuesve të BE-së qofshin ato të eurodeputetëve apo përfaqësuesit të posaçëm Lajçak, janë zakonisht të dëmshme. Janë të dëmshme sepse suksesi i Kosovës historikisht është i lidhur në partneritet të sinqertë dhe strategjikë me BE-në dhe SHBA-të. BE është partneri jonë kryesor politik, sepse një ditë do të bëhemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Shasha.

Shasha shtoi se tani të sulmosh zyrtarë, persona të cilët të vetmen punë e kanë promovimin dhe mbështetjen e Kosovës është një aktivitet vetëvrasës.

Duke komentuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, Shasha theksoi se problemi mbetet tek Prishtina, pasi që ka mungesë të unitetit politik.

“Unë mendoj se problemi numër një sa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve është mungesa e një uniteti dhe një kohezioni politik sa i përket kësaj teme në Prishtinë. Nuk ka unitet të qartë politik e as ligjor e juridik ku ka një qëndrim të padiskutueshëm që tema e kufijve dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociushëm, ky është problemi i parë. Problemi i dytë nëse kalojmë të Bashkimi Evropian është se BE-ja e ka këtë idenë e kufijve për një kohë të gjatë, dhe nëse e gjykojmë historikun e diskutimit të kësaj ideje në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, kemi parë që ka qenë një dështim”, ka theksuar Shasha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori