Lojtarët e Liverpoolit po shikojnë në maksimum fillimin e mirë në Ligën Premier.

Reds aktualisht janë në krye të tabelës në kampionatin elitar anglez dhe këtë arritje në fillim sezoni lojtarët kanë vendosur ta përmbyllin me një aheng në një klub nate në qytetin e Mançesterit.


Në mesin e lojtarëve që morën pjesë ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili ishte heroi i skuadrës në derbin ndaj Manchester Unitedit.

7789398 6526931 image a 26 1545655242009

Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe Sadio Mane, Dejan Lovren, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Daniel Sturridge, Divock Origi, Naby Keita, Alberto Moreno dhe Mohamed Salah.

Ndeshja e ardhshme e LFC-së është kundër Newcastles të mërkurën mbrëma.

7789446 6526931 image a 44 1545655814495 Salah dhe Moreno (Foto: Daily Mail)

Aktualisht skuadra e Jurgen Klopp renditet në vendin e parë me 48 pikë, ndjekur nga Manchester City me 44 pikë.

Salah vazhdon edhe këtë sezon të jetë lojtari më në formë te skuadra angleze, tashmë ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/

7789396 6526931 image m 43 1545655691462 Gomez edhe pse i lënduar, nuk mungoi

telegrafi sport app