Shaqiri ‘godet’ përsëri Shqipërinë, refuzon Kosovën

Xherdan Shaqiri ka insistuar se asnjëherë nuk i është bërë një ftesë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.
Xherdan Shaqiri është kthyer të flasë për një temë shumë të nxehtë, e cila prej vitesh e ka bërë që ai të etiketohet si tradhtarë.
Duke folur për karrierën e tij, ai ndër të tjerë ka treguar se Federata Shqiptare e Futbollit nuk u interesua asnjëherë për të, deri në moshën 18 vjeçare. Në një intervistë për gazetën më të madhe zviceriane ‘Blick’, ylli Zvicrës që aktivizohet në Premier League me Stoke City, ka thënë ndër të tjera se nuk e dëshironte Shqipërinë në grup gjatë Euro 2016.
Për herë të parë, ai ka ftuar gazetarët e Blick në shtëpinë e tij që ndodhet në rrethinat e Manchesterit. Shaqiri fiton 9.5 milion franga në vit te Stoke, duke theksuar se kjo është kontrata më e mirë që ka firmosur ndonjëherë një sportist zviceran sipas Blick.
Fillimisht, i pyetur se përse nuk e dëshironte Shqipërinë në grup, Shaqiri u shpreh: “Sigurisht që nuk e doja, por kryesisht sepse do të kishte qenë më emocionuese, nëse do të luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret. Natyrisht, në atë ndeshje, familja do më mbështesë mua. Por, do jetë një ndeshje speciale për të gjithë. Gjithsesi, unë distancohem pak nga kjo temë”, është shprehur mesfushori zvicerano-shqiptar.
I pyetur nëse do të luante për Kosovën, pasi të njihet nga FIFA, ai shprehet: “Jo, nuk do merrem me këtë. Ndihem shumë mirë në kombëtaren zvicerane”. Shaqiri eviton të përgjigjet kur ngacmohet për deklaratën e trajnerit të kombëtares zviceriane, Petkoviç, se vetëm Lorik Cana do të kishte vend te Helvetët nga lojtarët shqiptarë.
“Nuk është e rëndësishme kjo”, nënvizon Shaqiri. Ai zbulon se FSHF nuk i ka kërkuar kurrë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. “Mua Shqipëria nuk më ka thirrur një herë, ndoshta ngaqë atëherë nuk më njihte. Kur isha me Zvicrën U-18, ata nuk më njihnin. Më pas, kur isha pjesë e Zvicrës, atëherë kjo u bë temë diskutimi në Shqipëri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ballkani synon t’i kthehet fitores ndaj Ferizajt, formacionet zyrtare

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Një skuadër, një shpirt, një komb – Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Atletico Madridi lëshoi një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës