LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Totaj takon dorë më dorë banorët e Zhurit

Shaqir Totaj takon dorë më dorë banorët e Zhurit

Kryetari i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, dhe kandidatët për Kuvend Komunal që vijnë nga Zhuri, të prrmten zhvilluan takim me banor dhe biznese në Zhur, nga ku morrën mesazhin e qartë, që Zhuri mbetet bastion i pakontestueshëm, me fitore të njëpasnjëshme, prej vitit 2000.

Kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se PDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e kthesave të mëdha në historinë e re të Kosovës, duke qenë determinuese e politikave zhvillimore dhe shtetndërtuese. Ai u zotua se me përkrahjen e Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, me numër 94, do të vazhdojnë investimet në Zhur, dhe se fokus të veçantë do të ketë edhe për Ansamblin “Emin Duraku” dhe Klubin e Futbollit “Vëllazëria”, që shumë shpejt do të bëhet me stadium të ri.


Totaj tha se nga Zhuri kanë dalur figura të mëdha të çështjes kombëtare dhe të shkencës, kështuqë çdo herë kur vie, ka një emocion të veçantë.

Banorët e Zhurit, e mirëpritën platformën dhe vizionin e PDK-së dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, duke garantuar se në zgjedhjet e 22 tetorit, Zhuri do të voton, masovikisht, për numrin 94 dhe kryetarin Shaqir Totaj, për shkak se ka shumë arsye për të vazhduar të jetë besnik ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.