LAJMI I FUNDIT:

Shantazhuan një person duke ia marrë 200 mijë franga, arrestohen në Gjilan dy shtetasit e Maqedonisë

Shantazhuan një person duke ia marrë 200 mijë franga, arrestohen në Gjilan dy shtetasit e Maqedonisë
Foto: Ilustrim

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar sot në Gjilan, pasi dyshohen për veprën penale ‘Shantazhi’.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka marrë informacion se të dyshuarit S.P. dhe M.S.,  me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banor i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njëjtin të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke ia marr shumën prej 200 mijë franga zvicerane.


“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot me datë 22.07.2022, rreth orës 20:10, të njëjtit janë arrestuar në flagrancë duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria tutje bën të ditur se brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori