LAJMI I FUNDIT:

Shanse më të mëdha për venat e zgjeruara i kanë njerëzit shtatgjatë

Shanse më të mëdha për venat e zgjeruara i kanë njerëzit shtatgjatë
Thinkstockphotos

Sa më të gjatë që të jeni, shanset më të mëdha i keni për vena të zgjeruara, ka treguar një hulumtim i shkencëtarëve nga Universiteti Stanford në ShBA

Ata kanë studiuar gjenet e më shumë se 400 mijë njerëzve në kërkim të përgjigjes për pyetjen se çfarë e shkakton këtë sëmundje kaq shumë të përhapur.


Venat e zgjeruara shfaqen kur çrregullohet drejtimi i qarkullimit të gjakut, transmeton Telegrafi.

Arteriet çojnë gjakun nga zemra në drejtim të pjesëve periferike të trupit, ndërsa roli i venave dhe i valvulave të tyre është kthimi i gjakut në drejtim të zemrës.

Hulumtimi ka treguar që gjenet të cilat janë përgjegjëse për atë se sa do të jetë i gjatë personi, mund të jetë ajo lidhja midis gjatësisë dhe venave të zgjeruara, nga të cilat në të ardhmen do të mund të gjejnë edhe ndonjë mënyrë të re të shërimit të kësaj sëmundjeje.

Nuk ekzistojnë ilaçe për preventivë, as ilaçe të cilat venat mund t’i kthejnë në gjendjen fillestare, në atë e cila ka qenë para zhvillimit të sëmundjes.

Megjithatë, është mirë që ekziston zgjidhja kur tashmë shfaqet problemi.

Ushtrimet, humbja e peshës, ngritja e këmbëve gjatë pushimit, dhe moskryqëzimi i tyre kur jeni ulur mund të parandalojë përkeqësimin e venave të zgjeruara.

Veshja e rrobave të lehta dhe shmangia e qëndrimit të gjatë në këmbë mund të ndihmojnë gjithashtu.

Metodat për trajtimin e venave varikoze janë disa por përpara se të propozohet njëra prej tyre pacienti duhet të vlerësohet nga një mjek specialist vaskular.

Nëse venat e zgjeruara përcillen me dhimbje ose nuk ju pëlqen dukja e tyre, mjeku juaj mund të rekomandojë edhe largimin e tyre.

Mënyra e vetme e suksesshme e shërimit është operimi i venave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori