Lexova diku një reagim të "Shamisë" së Hashimit për punën e shamisë turke-arabe, të cilën kjo "Shami" e Hashimit e quan hiç më pak se "pjesë të kulturës së popullit shqiptar"! Duket që kjo farë "Shamie" akoma mendon e beson së mund t’i shes popullit shqiptar dushk për gogla!
Nuk kam asgjë kundër në përcaktimet e njerëzve për t’u veshur siç duan (kuptohet duke respektuar moralin publik…) apo për t’u deklaruar siç duan. Dikush prej shqiptarëve thotë jam "turk", dikush "arab", dikush italian, grek, gjerman, francez… Dikush më plis të bardhë, dikush më kaçkët, dikush kryeshtruar… Dikush më "farmerka", dikush më pantallona allafrënga… Dikush më fustan, dikush me dimi, dikush me pantallona… Dikush më shall, dikush me shami, dikush me flokë allafrënga… Dikush prej shqiptarëve falët e lutët në gjuhën shqipe, dikush në gjuhën arabe, greke, maqedonase…
"Problemi" lind kur dikush përpiqet dhe angazhohet që përcaktimin e tij (të organizatës…) kombëtar, kulturor, fetar, ideologjik, mënyrën e jetesës… t’ua imponojë të tjerëve-shoqërisë. E, jo. Nuk mundet "Shamia" e Hashimit me ia shit popullit shqiptar shaminë e saj arabe për shami shqiptare! Përpjekjet për ta imponuar edhe në shkollë në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut e vërtetojnë me së miri angazhimin e tyre kundër lirive dhe të drejtave të njeriut!
Sipas këtij kuti, në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut, njerëzit mund t’i kthejnë xhamitë në vende ku pihet alkooli, ku këndohet e vallëzohet. Shkollat nuk mund të bëhen xhami, as kisha. Tjetër mision ka shkolla, tjetër kafeneja, tjetër xhamia, kisha, shtëpia, zyra e shtetit…
Atë që nuk mundën ta bënin ndër shekuj pushtuesit e huaj nuk do të mundet ta bëjë as "Shamia" e Hashimit, as "mjekra" e tij dhe as të gjithë bashkë. Shamitë që mbajnë sot disa vajza apo gra në Kosovë dhe në mbarë Shqipërinë janë ose arabe, ose turke. Varësisht prej asaj se kush e ka "porositur", ose kush ia lanë paratë. Njësoj edhe me mjekrat…
Gruaja ilire-shqiptare ndër shekuj ka mbajtur shamitë dhe veshjet më të bukura që njihen në botë. Xhubleta ilire-shqiptare, që ruhet edhe sot, është të paktën katërmijë vite e vjetër. Pra, veshja shqiptare, edhe shamia e gruas shqiptare është me vlera të rralla kulturore dhe artistike, nuk është si këto shamitë turke-arabe që dikush i mban për ta mbjellë dhe përhapur "kulturën" arabe-turke ndër shqiptarët…
Kot e keni! Po të ishte aq e lehtë nuk do të mbijetonte xhubleta dhe veshja shqiptarë për mijëra vite. Pra, nëse dikush ha bar për paratë që merr, populli shqiptar nuk ka hëngër dhe nuk han bar…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj