LAJMI I FUNDIT:

Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Emirate, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Emirate, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të ekonomisë së këtij shteti, Sultan Bin Saeed Almansoori.

Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim Limaj dhe kryeshefin e KIESA-s ka takuar sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Abdulla Ahmed Al Saleh.


Ministri theksoi se me Al Saleh kanë biseduar miqësisht dhe e ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.

“Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi Shala.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Kalo në kategori