LAJMI I FUNDIT:

Shala për vrasjet në Kosovë: Sistemi gjyqësor ka dështuar të japë dënime adekuate

Shala për vrasjet në Kosovë: Sistemi gjyqësor ka dështuar të japë dënime adekuate
Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se gjyqësori ka dështuar të japë dënime adekuate ndaj shumë personave, të cilët kanë kryer vepra penale në Kosovë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se shpeshherë vrasjet në Kosovë po kryhen nga persona të cilët kanë të kaluar kriminale.


Në RTV Dukagjini, ai e ka fajësuar KGJK-në dhe KPK-në për shqiptime të dënimeve joadekuate.

Po ashtu, ai ka thënë se personat të cilët kanë të kaluar kriminale, nuk do të duhej t’u lejohej veprimtaria e bizneseve private.

“Por në kontekst të saj, po ndodhin vrasjet, ku personat që po i kryejnë kanë të kaluar kriminale, kjo dëshmon që sistemi i brendshëm gjyqësor, prokurorial ka dështuar në aspektin e çështjeve dhe marrja vendimeve penale ndaj kryesve”, ka thënë ai.

“Kjo dëshmon faktin se KGJK dhe KPK të merren me një komision Ad-Hoc, të shihet se gjyqtarët e kanë shqiptuar një dënim adekuat sipas normativës në Kosovë. Njëkohësisht të lihet një person i tillë të ushtrojë veprimtari të tillë, duhet të nxjerrim disa norma të tjera juridike, personat që kanë precedent kriminal të mos u jepen e drejta fare për aktivitete të biznesve private”, ka vijuar ai.

Shala ka theksuar se në Policinë e Kosovës ka mungesë të policëve të rendit, të cilët sipas tij, do të ndihmonin në parandalimin e vrasjeve./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori