LAJMI I FUNDIT:

Shala: Ngasësit të respektojnë shenjat, tejkalimi i shpejtësisë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar

Shala: Ngasësit të respektojnë shenjat, tejkalimi i shpejtësisë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar

Rastet e fundit, si ai në Rixhevë të Klinës, me një të vdekur dhe 11 të lënduar dhe raste të tjera, kanë bërë që të reagoi edhe drejtori i Policisë rajonale të Pejës, Shaban Shala.

Në një deklarim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Shaban Shala – Drejtor i policisë rajonale të Pejës, ka lëshuar apelin zyrtar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, për respektim të shenjave të trafikut përderisa ka ftuar nivelet ministrore përkatëse dhe ato komunale për sinjalistikë të rrugëve ku po zhvillohen punime.

“Kemi shënuar rritje të aksidenteve me pasoja fatale, sidomos në rajonin e Pejës. Apelojmë tek ngasësit për kujdes të shtuar sidomos në këtë kohë kur kemi shtim të numrit të pjesëmarrësve në trafik, periudhë në të cilën kemi këtu edhe diasporën e nderuar. Policia rajonale e Pejës është këtu për të garantuar siguri në rrugët tona, por ftojmë drejtuesit në trafik të respektojnë shenjat, rregullat dhe udhëzimet e zyrtarëve të tonë. Po ashtu nivelet ministrore përkatëse dhe këto komunale, i ftojmë që të kryejnë sinjalistikën e nevojshme në rrugën në të cilat po zhvillohen punime”, tha Shala për Radio Dukagjinin.

Numri një i Policisë rajonale të Pejës, Shaban Shala, ka kujtuar ngasësit se policia pos apelit do të zbatojë edhe politikat ndëshkimore për të gjitha ata që thejnë rregullat e komunikacionit e për pasojë numri i aksidenteve po rritet.

“Ligji mbi komunikacionin është i qartë. Policia do të veprojë 24 orë në 7 ditë, për ata që thyejnë rregullat. Komanda e rajonit tonë, në këtë drejtim ka futur në zbatim edhe planin e koduar ‘Siguria e shtuar gjatë sezonit veror’, andaj ngasësit të kenë kujdes. Sidomos tejkalimi i shpejtësisë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, shtoi Shala.

Aksidentet në rritje gjatë këtyre ditëve janë shënuar në tërë vendin, me theks të veçantë në rrugët e rrafshit të dukagjinit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori