LAJMI I FUNDIT:

Shala: Muri në veri nuk do të rrënohet (Video)

Shala: Muri në veri nuk do të rrënohet (Video)

Për kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala, ndërtimi i murit në veri të Mitrovicëska filluar në konferencën e Rambujesë, ndërsa ndërtimi fizik i murit ka nisur javën e kaluar.

Shala thotë se përkundër zotimeve të institucioneve dhe nxjerrjen e vendimeve të më të cilat konstatohet se muri është i jashtëligjshëm, muri në veri nuk do të rrënohet.


Ai në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, ka akuzuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare se është treguar dyftyrshe në këtë rast.

E, sa i përket ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje se KMLDNJ nuk e ka kryer punën siç duhet në rastin e Astrit Dehari, Shala ka thënë se Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye të ankohet, pasi Këshilli të cilin ai e drejton e ka kryer punën e vet me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, ai ka thënë se ka një presion të fuqishëm ndërkombëtar qe kjo marrëveshje të nxjerrjet për votim brenda këtij muaji.

Ndërsa, për Gjykatën Speciale ka thënë se është një precedent i rrezikshëm qe po shkaktohet. /Tribuna/