Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Qeverinë e Kosovës, Ferat Shala, tha se pas arritjes së marrëveshjes me palët lidhur me murin në veri të Mitrovicës, gjithçka do të shkojë qetë dhe natyrshëm.
“Sot për sot mund të them vetëm atë që mbrëmë kemi arritur pajtueshmëri dhe është publike komunikata e dakorduar me Bashkimin Evropian dhe institucionet tjera. Gjithçka po të realizohet qetë, natyrshëm dhe kështu me radhë”, deklaroi Shala për Radion Evropa e Lirë.
Ministri Shala tha se qytetarët do të jenë të njoftuar shumë shpejt për atë se çka do të ndodhë me murin në veri të Mitrovicës.
“Shpejt opinioni, ndoshta edhe sot gjatë ditës [do të informohet] për gjithçka”, tha shkurt ministri Shala.
Qeveria Kosovës ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Me anë të një komunikate për media, të lëshuar nga qeveria në orët e para të ditës së shtunë, thuhet se “gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së, si dhe të Ambasadës së SHBA-së, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen, e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”.
Në komunikatë thuhet se është arritur “një zgjidhje, e cila do t’i ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”.
Publiku gjatë ditëve në vijim, bëhet e ditur se do të njoftohet edhe me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën.
“Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar të shtunën se përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë natës kanë arritur marrëveshje me Qeverinë në Prishtinë rreth asaj se si të vazhdohen punimet rreth urës mbi lumin Ibër, që ndanë qytetin e Mitrovicës.
Gjatë deklaratës dhënë Televizionit publik të Serbisë RTS, ai ka thënë se kjo marrëveshje do t’i zbusë tensionet dhe se ai pret që gjatë ditëve në vijim opinionit do t’i bëhet e ditur se si do të duket ajo zonë.
Ai, megjithatë, ka sqaruar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë të kënaqur me marrëveshjen.
Muri në Mitrovicë ishte ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Por, sipas Prishtinës zyrtare, ndërtimi i këtij muri ishte ilegal, që nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës dhe si i tillë kërkohej të rrënohej.
Me qëndrim për rrënimin e tij ishte paraqitur edhe Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute.
Tani marrëveshja thuhet se është arritur, por nuk janë bërë të qarta të gjitha detajet se si do të veprohet./Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë