LAJMI I FUNDIT:

Shakira falënderon fansat pas vitit të vështirë që kaloi: Shpresoj që në 2023 do të mund t’ua kthej të gjithë dashurinë dhe mbështetjen

Shakira falënderon fansat pas vitit të vështirë që kaloi: Shpresoj që në 2023 do të mund t’ua kthej të gjithë dashurinë dhe mbështetjen
Foto: Screenshot/Instagram

Shakira e ka kthyer mbrapa atë që ka qenë një vit shumë i vështirë për këngëtaren kolumbiane teksa u përball me ndarjen nga partneri i saj, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Ajo gjithashtu pati një rikthim në skenën muzikore që është një lajm i mirë dhe sjell shumë emocione për të, por gjithashtu sjell më shumë presion dhe vëmendje të publikut.

Biondja ka shpërndarë një video në të cilën ka diskutuar për vështirësitë e muajve të fundit derisa ndarja e saj nga Pique u finalizua, si dhe falënderoi fansat për mënyrën se si e kanë përkrahur.


View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

“Dua t’ju falënderoj që më dëgjuat, që më lejoni të shprehem, shpresoj se në vitin 2023 mund të vazhdoj t’ua kthej të gjithë dashurinë që më jepni, dhe t’ju sjell muzikë të re dhe shumë e shumë më tepër, puthje”, tha ajo.

Shakira dhe Pique njoftuan një ndarje të papritur në fund të qershorit pas një lidhjeje 12-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku, duke shkaktuar një skandal mediatik.

Shakira hedh poshtë thashethemet për një lidhje të re dashurie: Jam e përkushtuar tek fëmijët dhe në mirëqenien e tyre
Lexo po ashtu Shakira hedh poshtë thashethemet për një lidhje të re dashurie: Jam e përkushtuar tek fëmijët dhe në mirëqenien e tyre

Më pas doli emri i Clara Chias, vajzës me të cilën futbollisti kishte nisur një lidhje ndërkohë që jetonte ende me Shakiran.

View this post on Instagram

A post shared by Burberry (@burberry)

Fillimisht Pique nuk ka dashur të thotë asgjë, por pak ditë më vonë ka filluar të shihet në publik me partneren e re.

Më pas, filloi një mosmarrëveshje ligjore për mbështetjen dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre: Milan dhe Sasha.

Shakira do të zhvendoset me fëmijët e saj në Miami dhe Pique do të jetë në gjendje t’i vizitojë ata sa herë të dojë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori