“Ky fenomen ekziston, është i zhvilluar në Kosovë, por institucionet vendore dhe ndërkombëtare ende nuk kanë arritur ta luftojnë në masën e duhur. Edhe institucionet më të larta shtetërore, duke u nisur nga Presidenca, kanë organizuar Task-forca të ndryshme për parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit, por ende nuk kanë mundur që ta eliminojnë këtë fenomen”.

Sipas tij, për ta luftuar haraçin, institucionet vendore duhet të jenë më të përgatitura, por mbi të gjitha denoncimin e haraçit duhet ta bëjnë ata që e kanë problem.


“Derisa heshtet, haraçi zhvillohet”, thotë Shahini. “Ky fenomen nuk është i izoluar, sepse edhe bizneset kanë interes që të jenë të lidhura me partitë politike, institucionet shtetërore, individë të caktuar në pozita të caktuara për të krijuar favore për vete. Por, njëkohësisht edhe vetë përfaqësuesit e disa subjekteve politike kanë interes që të jenë më afër biznesit, për shkak se u nevojiten për përfitime, qoftë edhe për financimin e fushatave të ndryshme. Dhe, kjo është një ndihmë reciproke, njëra ndaj tjetrës”. /Telegrafi/