LAJMI I FUNDIT:

Sfidat për valutën e Britanisë

Sfidat për valutën e Britanisë

Banka e Anglisë pritet që të mos rrisë normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave, gjë që sipas analistëve vendos në vështirësi paundin britanik. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, do të përballet me vështirësi në përfundim të takimit, në komunikimin për të rritur pritshmëritë e tkurrjes monetare.

Valuta ka rënë me rreth 6% kundër dollarit amerikan që prej mesit të muajit prill, duke thyer së fundmi mesataren lëvizëse 200-ditore. Dobësia e fundit lidhet me fuqizimin e dollarit amerikan.


Megjithatë, sterlina ka rënë me 2% edhe kundrejt euros për të njëjtën periudhë. Sipas analistëve, negociatat për Brexit mund të fajësohen gjithashtu.

Konflikti brenda kabinetit të Theresa May, duket se po kthehet në një pengesë për marrëveshjen e Britanisë me Bashkimin Europian që do të favorizonte investimet e bizneseve dhe nxisë rritjen ekonomike.
Sipas pritshmërive të analistëve, perspektiva që Banka e Anglisë do të normalizojë politikat monetare së shpejti është zbehur gjithashtu, që ndikon në zhvlerësimin e paundit Britanik.

Nga ana tjetër, Rezerva Federale ka premtuar të paktën tri ndërhyrje për këtë vit, duke fuqizuar dollarin amerikan kundrejt valutës. /Telegrafi/