Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse “Sfida e balenës së kaltër” në Greqi, ndërsa mediet iu referohen edhe dy rasteve të tjera në Selanik dhe në Kretë.
14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e “Balenës së kaltër”.
“Nëpërmjet ‘Messenger’-it të ‘Facebook’-ut më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam ‘Balena e kaltër’. Kështu m’u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha ‘Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video”, thotë 14-vjeçari shqiptar, i cili nuk identifikohet.
Por kur adoleshenti i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik.
Loja vdekjeprurëse që qarkullon në internet “Sfida e balenës blu” lidhet me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një shpërndarje të madhe të saj nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Evropën Perëndimore, transmeton tch.
Fillimisht, adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë