LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa e merr përkrahjen e plot të Mustafës, nuk përjashtohet ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Sfarqa e merr përkrahjen e plot të Mustafës, nuk përjashtohet ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Sfarqa e merr përkrahjen e plot të kreut të LDK-së Isa Mustafa, për çdo opsion të mundshëm pa përjashtuar edhe ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , akademik Isa Mustafa, i kadhën përkrahje të plotë kandidatit për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së Muharrem Sfarqa, në garën e balotazhit që pritet të mbahet me 19 nëntor.


Bile, gjatë një prononcimi ka thënë se ai dhe dega e LDK-së i kanë duart e lira që në këtë garë të vendosin për opsionet më të mira. Me këtë ka lënë që të kuptohet se ky subjekt mund të negocioj edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti i cili në zgjedhjet e fundit doli e treta.

” Kryetari Sfarqa e ka bërë një punë të mrekullueshme, e ka besimin e plotë, është me rëndësi që ta kemi. I kemi kryetaret e komunave që kanë besimin e plotë të LDK-së dhe kanë besim në vetvete. Ne pajtohemi plotësisht dhe ne u kemi lënë atyre duart e lira që ata varësisht prej disponimit të qytetarëve këtu në Ferizaj të ndërmarrin masa në mënyrë që qeverisaj e ardhshme t’i përshtatet vullnetit të qytetarëve por edhe të bëhet në bazë të programit që ne dëshirojmë të realizojmë” ka thënë Mustafa

Në anën tjetër këtë përkrahje e vlerësoi edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Ai e ka falënderuar kreun e LDK-së Isa Mustafa, duke vënë dukje se kjo përkrahje i vije në kohën kur vërehet një mobilizim i shtuar i strukturave të degës dhe qytetarëve për të dalë fitues në këtë garë.

“Unë jam shumë i sigurt se ne do të jemi fitues sepse kemi një përvojë të tillë, një gjendje të cilën e kemi pas edhe në vitin 2013 dhe të cilin rezultat e kemi përmbysur përmes votës qytetar, në mënyrë që ne të ndikojmë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, siç kemi ndikuar në këtë katër vjet, për çka unë i ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen vizionit tonë të progresit dhe suksesit” tha Sfarqa.

Këto komente u bënë dje gjatë një vizite që kreu i LDK-së dhe kryetari i Ferizajt, tashmë kandidat për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, u bënë dy ndërmarrjeve prodhuese, Fabrikës së Bukës dhe ndërmarrjes për prodhimin e tubave të plastikës ”Ferplast”. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori