LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik, policia: Ja masat për qarkullimin e mjeteve në fundjavë

Sezoni turistik, policia: Ja masat për qarkullimin e mjeteve në fundjavë

Policia e Tiranës njofton ndryshimet që do të pësojë qarkullimi i mjeteve gjatë fundjavës për sezonin turistik. Me qëllim zbutjen e trafikut rrugor dhe qarkullimin e sigurt të mjeteve brenda kryeqytetit dhe në rrugët e tjera të Qarkut të Tiranës, gjatë sezonit turistik veror maj 2016 – 30 shtator 2016, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon nga drejtuesit e mjeteve zbatimin e disa rregullave.

Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e diel nga ora 12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të qarkut të Tiranës, për mjetet : e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg, me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor për kursantët e autoshkollave mësimore.


Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëme të konsiderueshme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.

Gjithashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:

Tiranë – Ndroq – Plepa

Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë

Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori