LAJMI I FUNDIT:

Sevilla pranon se N’Zonzi dëshiron të largohet

Sevilla pranon se N’Zonzi dëshiron të largohet

Sevilla ka konfirmuar se Steven N’Zonzi dëshiron të largohet nga La Liga.

Klubi spanjoll megjithatë ka bërë të ditur se lojtari mund të lirohet nga kontrata për një ofertë të rëndësishme.


Ekziston tashmë një klauzolë prej 40 milionë eurosh në kontratën e 29 vjeçarit, i cili ka dashur të kalojë në Ligën Premier – afati kalitar i të cilit kampionat tashmë ka përfunduar.

Babai i tij dhe agjenti kanë pranuar se Roma është opsion për të, e thuhet se Sevilla është gati të pranojë 38 milionë euro për të, por klubi nuk do të gjunjëzohet në kërkesat e tij.

Është e vërtetë se N’Zonzi dëshiron të largohet, por ai ka edhe dy vjet të mbetura në kontratë”.

“Ai është në treg dhe nëse dëshiron të shkojë, duhet të vijë një ofertë e rëndësishme”.

“Përndryshe, ai do të mbetet këtu për dy vite tjera e do të respektojë kontratën”, u shpreh drejtori sportiv i Sevillas, Joaquin Caparros për Cadena Ser.

/Telegrafi/