LAJMI I FUNDIT:

Seuli mbyll kafiteritë dhe klubet e natës, 29-vjeçari nuk e dinte se është prekur me COVID-19 – doli për t’u argëtuar dhe infektoi dhjetëra persona

Seuli mbyll kafiteritë dhe klubet e natës, 29-vjeçari nuk e dinte se është prekur me COVID-19 – doli për t’u argëtuar dhe infektoi dhjetëra persona

Seuli ka urdhëruar mbylljen e të gjitha kafiterieve dhe klubeve të natës, pasi që gjatë vikendit të kaluar një djalë i ri i infektuar me COVID-19 kishte dalë nga shtëpia duke infektuar dhjetëra tjerë.

Gjatë vikendit të kaluar, 29-vjeçari kishte dalë për t’u argëtuar, duke mos bartur maskë mbrojtëse, por edhe as që e dinte se ishte infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Simptomat kishin filluar t’i shfaqen paksa gjatë të premtes mbrëma, por asgjë nuk i është dukur serioze. E deri në të dielën numri i të infektuarve nga tre klube të natës në Seul është rritur në 54, për këtë autoritetet përkatëse po vlerësojnë se numri i personave që kanë frekuentuar klubet e natës nga 29 prilli deri më 6 maj sillet nga 6 deri në 7 mijë.

Ata që kanë vizituar klubin King, një nga tre klubet më të goditura, 30 për qind e të infektuarve nuk po tregojnë kurrfarë lloji të simptomave të virusit.

Në anën tjetër, autoritetet e qytetit po mundohen të gjejnë 1.940 personat që ishin evidentuar si vizitorë të tre klubeve, por deri më tani kanë arritur të kontaktojnë me vetëm 637 prej tyre.

Për këtë arsye kryetari i Seulit, Park Von-Son, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha kafiterive dhe klubeve të natës, derisa autoritetet të vlerësojnë se rreziku i një vale të dytë të infeksionit të ketë rënë.

Koreja e Jugut është një nga vendet që ka luftuar më së miri kundër coronavirusit, kurse më 30 prill ka njoftuar se nuk e ka as edhe një rast të ri me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori