Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Serwer thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Uashingtonit.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katërvjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.
“Ndoshta diçka e tillë është e vonuar – nuk është e qartë për mua se si Kosova, një vend që nuk është në mesin e vendeve në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qasje në atë institucion gjyqësor. Njoftimi i autoriteteve të Kosovës sigurisht që do të ketë një efekt politik në Kosovë, Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Serwer në një përgjigje për Zërin e Amerikës [edicioni në gjuhën serbe], transmeton Telegrafi.
Serwer tha se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale.
“Unë nuk jam jurist, prandaj nuk mund ta interpretoj këtë çështje në kuptimin juridik, por nuk mendoj se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Serwer, duke potencuar se nuk është i sigurt se në çfarë cilësie Kosova mund t’i drejtohet atij institucioni gjyqësor.
Ai tha se këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar.
“Por, siç e kam thënë tashmë, është e paqartë për mua nëse Kosova mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është në mesin e shteteve nga statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, potencoi Serwer.
Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po presin rinisjen e negociatave midis të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, të nisura në vitin 2011.
Bisedimet dhjetëvjeçare u përcollëm me rezultat të ndryshueshëm, ndërprerje të shpeshta të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Aktualisht rast i tillë është përsëri pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe zgjedhjes së udhëheqësit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si kryeministër, transmeton Telegrafi.
Është paralajmëruar se një raund i ri bisedimesh, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të mbahet në fund të qershorit dhe do të marrin pjesë nga negociatorët kryesorë – Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.
Profesori Server vëren se dialogu midis të dy palëve tashmë është ngadalësuar mjaft.
“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm. Atëherë çfarë mund të jetë nxitja që Kosova të ngutet me dialogun?”, pyet Serwer.
Në të njëjtën kohë, ai vëren se është herët të spekulohet për pasoja të mundshme politike për zyrtarët e Kosovës epilogu i nismës në lidhje me padinë kundër Serbisë.
“Mbetet për t’u parë nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shqyrtojë propozimin fare”, i tha Serwer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

A ka rrezik që Mali i Zi të kthehet kundër Kosovës? - flet zëvendëskryeministri Gjeloshaj

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj

Rezultatet e dobëta në PISA, njohësi i arsimit: Dëshmi për iluzionin që jetohet brenda sistemit arsimor

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj