LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

Profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni nuk e fshehin se kanë neveri ndaj qeverisë aktuale të Kosovës. Megjithatë, ai konsideron se presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë.

Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog.


Sikurse shumë politikanë të huaj edhe Serwer konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime.

“Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit,  ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake”, thotë Serwer, për Tëvë1.

Profesori amerikan thotë se në Bruksel dhe në Uashington mungon pëlqimi ndaj autoriteteve aktuale të Kosovës, prandaj sipas tij po e shohim këtë qasje më të vrazhdë ndaj Prishtinës.

“As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e kanë fshehur neverinë tyre për autoritetet aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund të shqetësoheni më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave sesa për sulmet ndaj policisë së KFOR-it dhe paqeruajtësve të NATO-s”, është shprehur ai.

Tutje Serwer parashikon se me ndihmën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,  Lista Serbe do të vazhdoj të ketë kontroll mbi jetën politike të serbëve në veri, e siç thotë ai, kjo duhet të përbëj shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin.

“Vuçiq ka dhënë shenja se do të veprojë në të njëjtën formë në veriun e Kosovës. Kjo është ajo për të cilën duhet të shqetësohen Brukseli dhe Uashingtoni. Ai po luan lojën e Rusisë, jo të Perëndimit”, ka thënë Serwer

Nga Brukseli i kanë kërkuar Prishtinës që së më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

Kujtojmë që për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në veri, kryetar komunash u zgjodhën katër shqiptarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori