LAJMI I FUNDIT:

Sërish dëmtohen kabllot optike në veri

Sërish dëmtohen kabllot optike në veri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar disa kabllo optike të instalimeve publike të rrugëve.

Rasti ka ndodhur në Zubin Potok, të hënën në orën 02:00.


“Nga person-a të panjohur janë dëmtuar disa kabllo optike të instalimeve publike të rrugëve, të cilat kanë qenë nën tokë dhe në largësi njëra nga tjetra rreth 150 metra”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/