Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ekspertit Zekiria Zekiri, është shtyrë seanca e sotme për rastin “Llaskarca”.
Ky është anulimi i dytë i procesit, pasi në seancën e kaluar Këshilli Gjyqësor ka njoftuar se eksperti Zekiria Zekiri përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që ka përgatitur superekspertizën, ka njoftuar se nuk do të vijë për arsye shëndetësore.
Siç informoi prokurori publik Darko Jakimovski, gjykata menjëherë para seancës i ka njoftuar se gjendja shëndetësore e ekspertit ende nuk është e mirë, me paralajmërim se në seancën e radhës të caktuar për 16 shkurt do të përmirësohet dhe eksperti do të vijë në gjykatë.
Sipas prokurorit, koncepti i ekspertimit bazohet pikërisht në dëshminë e ekspertit konkret që e mori në pyetje për rrethanat e vërtetuara në superekspertizën makinerike.
Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas vijoi fillimi formal i procesit, pas së cilës ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur raportin.
Ndryshe, të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, e që ndodhi më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompania Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe