Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar sot një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.
Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.
Këto prona të cilat kanë qenë të uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit.
Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve ndaj të dyshuarve do të ngrit akuzë për veprën penal “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, neni 332–KPRK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251