LAJMI I FUNDIT:

Serie A, 17 nga 20 klubet janë në favor të rifillimit të sezonit

Serie A, 17 nga 20 klubet janë në favor të rifillimit të sezonit

Mediat italiane raportojnë se 17 nga 20 klubet e Serie A janë të etur për të rifilluar sezoni pas përmirësimit të situatës me pandeminë e coronavirusit.

Pandemia e coronavirusit në Itali ka kaluar kulmin dhe numrat po bien, me gjysmën e të gjitha rasteve të lokalizuara në rajonin e Lombardisë.

Me urdhrin e bllokimit që skadon më 3 maj dhe një protokoll i hartuar për mënyrën se si klubet duhet të vazhdojnë me testime, stërvitje dhe të luajnë pas dyerve të mbyllura, Calcio pritet të rifillojë në fund të majit.


Vazhdimi i sezonit në Serie A mund të zhvillohet në vetëm katër qytete
Lexo po ashtu Vazhdimi i sezonit në Serie A mund të zhvillohet në vetëm katër qytete

Sipas medieve italiane, 17 klube janë për të rifilluar sezoni në Serie A pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë, ndërsa vetëm tri klube kundërshtojnë rinisjen.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka dal pozitiv në testin për Covid-19 dhe disa herë ka deklaruar se ekipi i tij nuk do të luajë më në këtë sezon.

Cellino sulmon disa klube dhe drejtuesit e Serie A: Kampionati nuk mund të rifillojë, Brescia ime nuk do të luajë
Lexo po ashtu Cellino sulmon disa klube dhe drejtuesit e Serie A: Kampionati nuk mund të rifillojë, Brescia ime nuk do të luajë

Torino gjithashtu thuhet se kundërshton rinisjen, ndërsa edhe Sampdoria mendohet se është kundër.

Një samit do të mbahet të martën midis klubeve të Serie A, më pas një vendim do të merret të mërkurën midis, FIGC, CONI dhe Qeverisë së Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori