LAJMI I FUNDIT:

“Serbia s’i ka respektuar marrëveshjet”, Wisner: Bashkimi i forcave me aleatët, rruga e vetme për Kosovën

“Serbia s’i ka respektuar marrëveshjet”, Wisner: Bashkimi i forcave me aleatët, rruga e vetme për Kosovën

Ish-përfaqësuesi special i SHBA në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, Frank Wisner, ka folur në lidhje me progresin e arritur nga Kosova gjatë 16-viteve të pavarësisë.

Ish-diplomati amerikan nënvizoi se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e Ohrit, ndaj apeloi që Prishtina zyrtare të vijojë bashkëpunimin me aleatët për të rritur presionin ndaj Serbisë deri në njohjen finale.


“Për këto 16-vite nuk ka qenë e mundur të arrihet një njohje e statusit të plotë dhe që të jetohet në paqe dhe harmoni me serbët. Kjo është një punë në progres dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave. Mund të arrihet vetëm në kombinim mes Kosovës SHBA-së dhe BE-së”, tha ai, për EuronewsAlbania.

Wisner tha se Serbia deri tani ka rezistuar në negociata dhe nuk ka respektuar premtimet e marrëveshjes së Ohrit.

“Ka vetëm një rrugë përpara për të shkuar te tryeza e negocimit duhen bashkuar forcat me aleatët me BE-në me SHBA-të që të vijojnë t’i bëjnë presion Serbisë që të sillet në mënyrë të përgjegjshme në interesin e saj kombëtar”, tha Wisner.