LAJMI I FUNDIT:

Serbia regjistron dy të vdekur dhe 30 raste të reja me coronavirus

Serbia regjistron dy të vdekur dhe 30 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e kaluara, 30 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar në Serbi.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore serbe kanë konfirmuar se dy njerëz kanë ndërruar jetë nga COVID-19.


Në spitalet serbe janë shtruar 330 persona gjersa aktualisht 23 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, raporton b92.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi, 1,078,079 njerëz janë testuar dhe janë regjistruar gjithsej 32,938 raste të coronavirusit.

Ndryshe, 743 njerëz vdiqën si rezultat i sëmundjes ndërsa shkalla e vdekshmërisë aktuale është 2.26 për qind. /Telegrafi/