LAJMI I FUNDIT:

“Serbia po kërkon marrëveshje me Shqipërinë për ndarjen e mundshme të Kosovës” (Video)

“Serbia po kërkon marrëveshje me Shqipërinë për ndarjen e mundshme të Kosovës” (Video)

Serbia tashmë, si propozim zyrtar të saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, po e paraqet të nevojshme demakimin e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve. Por, ky propozim në Kosovë po shihet si tentim që zgjidhjen e kufirit ta bëjnë mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke anashkaluar Kosovën.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës propozimi zyrtar i Serbisë është “demarkacioni i kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”.


Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se ideja nuk është në favor të Kosovës. Por, sipas saj, Kosova nuk duhet t’i marr parasysh kërkesat e Serbisë, por t’i bëjë të qarta objektivat e veta.

“Ideja e palës serbe për definim të kufirit është e rrezikshme e paparashikueshme dhe me siguri që nuk është në interes të Kosovës. Por, neve nuk duhet të na interesoj kjo pjesë. Më e rëndësishme për ne është që ne t’i definojmë kërkesat tona dhe interesin tonë karshi dialogut dhe mos të fokusohemi shume në kërkesat që vijnë nga ana e Serbisë”, deklaroi Violeta Haxholli për RTV Dukagjinin.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se Serbia dëshiron që zgjidhjen e kufirit ta bëjë mes Beogradit e Tiranës, duke anashkaluar Prishtinën, përcjell Telegrafi.

“Mendoj që shteti serb është i interesuar që tematikën e ndarjes së kufijve ose shënjimin e kufijve ta bëjnë Tirana dhe Beogradi. Deklaratat e Daçiqit janë që Kosova të mos pyetet fare për ndonjë ndarje të mundshme të etnive…”, shprehet Shala.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa here edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces i korrigjimit të kufijve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori