LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën, nuk zhvillohen as takimet për kufirin

Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën, nuk zhvillohen as takimet për kufirin

Arrestimi i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në marsin e vitit 2018, nuk ka kaluar pa veprime hakmarrëse nga pala serbe. Ata kanë hedhur poshtë zbatimin e të vetmes marrëveshje që funksiononte mes doganave të të dyja shteteve.

Kjo ka shkaktuar anulimin e takimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak, të parashikuara në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011.


Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja palët duhet të takoheshin për diskutim së paku një herë në muaj, bashkëpunim i cili realizohej përmes “EULEX”-it.

Drejtori i pikave doganore në veri, Besim Curri tregon se takimet kanë pasur ndikim në menaxhimin e kontrabandës, pasi Veriu i vendit konsiderohet si “zona gri”.

“Në territorin e Mitrovicës zakonisht kemi ekipe 24 orë, të cilat bëjnë edhe kontrollin e dytë, përpos kontrollit që bëhet në pikën kufitare. Bëjmë kontrolle edhe në rrugë, ku ka ekipe aktive në 24 orë të ditës”, tha Besim Curri, drejtor i pikave doganore në veri, raporton TCH.

Erik Morina tregon se palës serbe i është ndaluar komunikimi me ta në çfarëdo forme.

“Takimet kanë qenë shumë të rëndësishme, por për momentin nuk kemi takime të rregullta. Sigurisht që mungesa e takimeve të tilla na shkakton mangësi në marrjen e informacioneve lidhur me procedurat doganore”, tha Erik Morina, shef i ndërrimit në pikën doganore Jarinjë.

Top Channel ka provuar të marrë një qëndrim nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, por ajo nuk është përgjigjur.

Megjithëkëtë, Serbia ka nisur edhe më tepër mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit, pas vendosjes së masës nga nëntori i vitit të kaluar. Përkundër kësaj Bashkimi Europian nuk ka reaguar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori