Edhe pse jeton në Mitrovicën veriore, nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, gazetari serb Ivan Maksqimoviq më 21 qershor është njoftuar se Prokuroria publike e Beogradit ka ngritur aktakuzë ndaj tij.
Aktakuzë kjo e ngritur pas publikimit të shkrimit “A ekziston për Vuçiqin zgjidhje tjetër përveç fishekut”, për të cilin kishin raportuar mediat serbe. Ku pas shikimit të tekstit, prokurori për krim të teknologjisë kishte vlerësuar se fjalia kontestuese “ofron mjaft dyshim të bazuar për vepër penale të rrezikimit të sigurisë, imponon obligimin nëse ekziston ndonjë qëllim serioz”.
KosovaPress ka siguruar thirrjen që Maksimoviq ka marrë nga Prokuroria Publike e Boeogradit, në të cilën thuhet se aktakuza është ngritur “për të dhënë një deklaratë në procedurë paraprake, për shkak të dyshimit të bazuar” se ai ka kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë.
Kjo çështje përveç trajtimit politik, në vete ngërthen edhe disa paqartësi juridike, duke mos qenë e qartë se mbi çfarë baza ligjore shteti serb ka ngritur këtë aktakuzë.
Kjo nuk është hera e parë që juridiksioni i Serbisë paraqet problem për Kosovën, duke kujtuar edhe fletëarrestet të cilat ende figurojnë në bazën e të dhënave të INTEPROL-it.
Serbia ka arritur që ta mbajë peng të këtyre aktakuzave edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili në janar të vitit të kaluar ishte arrestuar nga policia franceze.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre