Prokuroria serbe për krimet e luftës ka ngritur një aktakuzë kundër ish-gjeneralit dhe komandantit e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Serbe (URS), Milenko Zhivanoviq, për krime lufte kundër civilëve në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) nga viti 1992 deri më 1995.
Zhivanoviq akuzohet për urdhërimin dhe pjesëmarrjen në zhvendosjen e detyruar të civilëve boshnjakë nga Srebrenica dhe Zhepa në pjesën lindore të Bosnjes e Hercegovinës.
Sipas aktakuzës, në një nga vendimet e nëntorit 1992, Zhivanoviq ndër të tjera urdhëroi:
“Me forcat dhe mjetet kryesore, me aplikimin e veprimeve aktive, i shkaktoni armikut sa më shumë humbje, e lodhni, e thyeni ose e detyroni të dorëzohet dhe detyroni popullsinë myslimane të largohet nga zona e Cerskës, Zhepës, Srebrenicës dhe Gorazhdës”.
Në mars 1995, ai lëshoi një urdhër për “krijimin e kushteve të pasigurisë totale, intolerancës dhe mungesës së shpresës për mbijetesën dhe jetën e mëtejshme të vendasve në Srebrenicë dhe Zhepë përmes aktiviteteve luftarake të planifikuara dhe të planifikuara ditore”.
Më 12 korrik 1995, ai urdhëroi sigurimin e 50 autobusëve për “evakuimin e civilëve nga enklava e Srebrenicës”.
Një ditë më vonë ai lëshoi një paralajmërim, në të cilin, përveç urdhrave konkrete, tha se boshnjakëve në Zhepë u ishte vendosur ultimatum që “nëse nuk e pranoni thirrjen për dëbim, ata do të vazhdojnë me ekzekutimin”.
Zona e Mbrojtur e Srebrenicës ishte në zonën e përgjegjësisë së Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe më 12 dhe 13 korrik 1995, disa mijëra boshnjakë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, u zhvendosën me forcë nga kjo zonë, thuhet në aktakuzë.
Shqyrtimi kryesor për aktakuzën kundër Zhivanoviqit është caktuar për më 8 prill në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Aktakuza kundër Zhivanoviqit u ngrit më 4 janar 2022 edhe nga Prokuroria e Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, e cila e akuzon atë për krime kundër njerëzimit në zonën e Srebrenicës dhe Zhepës, nga marsi deri në mes të korrikut të vitit 1995.
Ai akuzohet se, si pjesëmarrës në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ka planifikuar dhe drejtuar aktivitetet e njësive të Korpusit të Drinës “në një sulm sistematik kundër popullatës civile boshnjake”.
Zhivanoviq u paraqit para Tribunalit të Hagës në tetor 2013 si dëshmitar mbrojtës në rastin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në mars të 2019-s për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pas kapjes së Srebrenicës më 11 korrik 1995, Zhivanoviq u lirua nga detyrat e tij si komandant i Korpusit të Drinës dhe, ndryshe nga pasardhësi i tij Radislav Krstiq, nuk ishte përgjegjës për vrasjet masive që pasuan.
Gjatë dëshmisë të tij, prokurorja e Hagës, Melissa Pack, e përballi Zhivanoviqin me zbatimin e urdhrave të Karaxhiqit për t’i lënë të uritur banorët e Srebrenicës, ç’gjë i parapriu vrasjes dhe dëbimit.
Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, Zhivanoviq pretendoi se objektivi i tij nuk ishin kurrë civilët.
“Ne ishim në një marrëdhënie lufte në atë kohë, dy palë ndërluftuese. Por, mos ma përmendni popullin mysliman në çdo pyetje. Populli mysliman nuk ka qenë kurrë armiku im,” kishte thënë Zhivanoviq në Hagë.
Zhivanoviq u përmend, gjithashtu, gjatë gjyqit të ish-eprorit të tij, gjeneralit Ratko Mlladiq, si personi që i raportoi peshkopit të atëhershëm (të Zvornik-Tuzlës), Vasilije Kaçavenda, për operacionin Srebrenica më 12 korrik 1995.
Ratko Mlladiq u dënua në qershor të vitit 2021 në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.
Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë rreth 8,000 burra dhe djem në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.
Deri më tani janë identifikuar eshtrat e 6,955 personave. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre