LAJMI I FUNDIT:

Serbia ndërpret lëshimin e targave ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës

Serbia ndërpret lëshimin e targave ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka miratuar një rregullore për zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së afisheve të regjistrimit për automjetet me targa serbe në Kosovë.

Siç u tha, ato do të jenë të vlefshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


Në Dekret, ndër të tjera, theksohej se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk do të lëshojë as targa krejtësisht të reja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme në kuadër të dialogut, transmeton Telegrafi.

Rregullorja hyn në fuqi më 7 dhjetor, raporton evropaelire në gjuhën serbe.

Me atë dokument, Qeveria e Serbisë zyrtarizoi marrëveshjen e nëntorit nga Brukseli, e cila i referohet përfundimit të kontestit afatgjatë për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar më 23 nëntor se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.

Sipas asaj marrëveshjeje, Kosova mori përsipër të ndërpresë aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me riregjistrimin e veturave dhe se Serbia nuk lëshon më targa për qytetet e Kosovës.

Targat e lëshuara nga autoritetet serbe konsiderohen të paligjshme nga Prishtina, por ato deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Në fillim të nëntorit, përfaqësues të komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri për shkak të targave.

Në vitin 2011, Kosova dhe Serbia filluan negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori