Serbia dhe Bosnja nuk do të marrin pjesë në trupat punues të CEFTA-s në Prishtinë më 20 dhe 21 nëntor.
Kjo është bërë sot e ditur nga zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, sipas të cilit të dyja vendet nuk do të marrin pjesë në një takim ministror brenda javës së CEFTA-s, e cila po ashtu do të mbahet në Prishtinë më 3 dhjetor.
Sipas Lajiqit, ky është konkludimi që pati gjatë një bisede telefonike sot me Ministrin e Tregtisë së Jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës Mirko Sharoviq.
“Është e pakuptimtë të fusim kokën në rërë dhe të veprojmë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Pas futjes së një tarife prej 10 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH nga Kosova, kjo është kriza më e madhe që nga fillimi i funksionimit të marrëveshjes CEFTA”, tha ai.
Zëvendëskryeministri theksoi se qëllimi i përbashkët i Serbisë dhe BeH është heqja e masave nga Kosova dhe më pas “të fillojë bisedimet jo vetëm për heqjen e barrierave jashtë doganore, por për krijimin thelbësor të një hapësire të përbashkët ekonomike në këtë pjesë të Evropës”.
Që nga fillimi i futjes së një tarife shtesë prej 10 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, importi i këtyre mallrave është përgjysmuar. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përjashtoi mundësinë e një rritje shtesë të taksave mbi mallrat nga Serbia, transmeton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën