Pas dy ditësh ndalim nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Serbi.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, të motivuar politikisht dhe të pabazuar në prova apo fakte konkrete.
“Së paku një reagim të qartë dhe publik. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht”, ka deklaruar Koci, duke kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës – jo vetëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës Ndërlidhëse në Beograd – por edhe të vetë krerëve të shtetit, Kryeministrit dhe Presidentes.
Ai ka njoftuar se nesër do të udhëtojë drejt Suboticës, për të ndjekur nga afër zhvillimet lidhur me rastin.
Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.
Sipas avokatit, ai është marrë në pyetje në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Spahiu pritet të dalë para gjykatës në Kikindë.
Autoritetet serbe kanë ndaluar disa herë shtetas të Kosovës nën dyshime për krime lufte. Zyrtarët në Prishtinë i kanë cilësuar këto arrestime si arbitrare dhe politikisht të motivuara.
Kosova dhe Serbia, që nga viti 2013, kanë një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por bashkëpunimi në fushën e krimeve të luftës ka qenë pothuajse inekzistent./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një ndërtesë banimi kaplohet nga zjarri në Prishtinë

“Ma mirë me më pas vra se çka më kanë bërë” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale në Kosovë

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

“Më e keqja na ndodhi të dyja motrave” – Rrëfimi rrëqethës i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë