LAJMI I FUNDIT:

Serbi ndryshon deklaratat për ata që kanë kryer krime në Kosovë

Serbi ndryshon deklaratat për ata që kanë kryer krime në Kosovë

Një serb është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi që i njëjti paraprakisht kishte deklaruar se kishte disa informata për disa persona të cilët dyshoheshin se kishin kryer krime në luftën e fundit në Kosovë, ndërsa gjatë intervistimit i njëjti e ka mohuar një gjë të tillë.

Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Merdare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, i cili do të përballet me veprën deklarim i rrejshëm.