LAJMI I FUNDIT:

Serbët thonë se për masën e reciprocitetit flitet javën e ardhshme në Bruksel

Serbët thonë se për masën e reciprocitetit flitet javën e ardhshme në Bruksel

Bllokimi i kamionëve me materie të rrezikshme si masë reciprociteti nga Qeveria e Kosovës për palën serbe ka bërë që të reagojnë të gjitha nivelet e shtetit serb. Kjo gjendje po vazhdon nga 22 marsi.

Ditë më parë mediet serbe kanë raportuar se marrëveshja do të arrihet me ndërmjetësim të BE-së dhe do të fillojë futja e kamionëve brenda Kosovës, por kjo deklaratë serbe u hodh poshtë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.


Sipas palës serbe që ka folur për B92, thuhet se në një ditë në Kosovë janë futur 15-20 kamionë dhe kjo bllokadë po shkakton humbje në dy anët e kufirit. Por, sipas medies serbe, kjo gjendje do të zgjidhet në Bruksel.

“Brukseli do të jetë adresa, ku do të zgjidhet ky problem pas një dialogu në nivel ekspertësh. Kjo gjë është përmendur edhe ditë më parë, por kjo gjë nuk është përmendur fare nga pala kosovare. Në thelb marrëveshjen po e shkel UNMIK-u. Administrata e UNMIK-ut e ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s dhe ata janë përgjegjës për zbatimin. Pse UNMIK-u nuk respekton nënshkrimin e tij, kjo është diçka për të cilën duhet të marrim përgjigje”, ka thënë Aleksander Vulin.