LAJMI I FUNDIT:

Serbët që braktisën institucionet e Kosovës nënshkruajnë kontrata – do të marrin rroga nga Serbia

Serbët që braktisën institucionet e Kosovës nënshkruajnë kontrata – do të marrin rroga nga Serbia

Menjëherë pasi serbët kanë braktisur institucionet e Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ishte zotuar se Serbia do t’i mbështesë financiarisht serbët që dhanë dorëheqje.

Zotim i Vuçiqit ka filluar të zbatohet sot, kur në katër komuna në veri të Kosovës ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe serbëve të larguar nga institucionet e Kosovës.


“Në këtë mënyrë po plotësohet premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë të larguar nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit [serb]”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas komunikatës, me këto kontrata, serbët që janë larguar nga institucionet do t’i rregullojnë të gjitha obligimet nga marrëdhëniet punë-juridike, pensionale, sigurime shëndetësore etj.

“Pagesa e këtyre përfitimeve do të nisë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre tashmë në dhjetor. Prandaj, të gjitha të ardhurat që kanë marrë në sistemin e Kosovës tani do të vijnë nga shteti i tyre i Serbisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

“Në këtë mënyrë shteti dërgoi një mesazh të qartë se populli ynë, që përfaqëson mburojën e qëndrimit dhe mbijetesës në Kosovë, do të mbrohet dhe do të kujdeset dhe do të ketë shtetin e vet prapa vetes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori