LAJMI I FUNDIT:

Serbët nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarëve në veri, Knaus: Kjo krizë mund të sjellë luftëra të reja në Ballkan

Serbët nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarëve në veri, Knaus: Kjo krizë mund të sjellë luftëra të reja në Ballkan

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve serb, të cilët kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Knaus përmes një postimi në “X” ka renditur disa nga faktet që quan në përshkallëzim të situatës në veri të vendit.


Ai ka thënë se duket se një krizë që ka filluar, duket se do të vazhdojë dhe nuk mund të befasojë askënd.

“Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga Lista Serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca kërkuan pranimin e propozimit të tyre për “njohjen de facto” në Beograd… kriza u thellua kur Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore… Kjo nxiti dhunën më të keqe në një kohë të gjatë në rajon, dhe kjo do të vazhdojë. E cila nuk mund të befasojë askënd”, ka shkruar Knaus.

Lista Serbe thotë se s’do të marrë pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri
Lexo po ashtu Lista Serbe thotë se s’do të marrë pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri

Knaus ka shtuar se strategjia aktuale e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka dështuar.

“Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë hapur çdo strategji njohjeje “de facto”. Beogradi e ka përsëritur këtë, përsëri dhe përsëri: nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë.
Strategjia e BE-së (dhe e SHBA-së) bazohet në analizën e gabuar: që procesi aktual i anëtarësimit në BE i jep BE-së ndikim në Serbi. Nuk bën më. Një arsye e qartë për rrëzimin e ndikimit të BE-së është rrëzimi i politikës së besueshme të anëtarësimit të BE-së për askënd në rajon”, ka shkruar tutje Knaus.

Knaus ka theksuar se e gjithë kjo bën që ky të jetë momenti më i rrezikshëm në Ballkan që nga viti 2001.

“Shumë njerëz në të gjithë BE-në ende nuk e shohin ose pretendojnë se nuk e shohin këtë. (Dhe nuk do të zgjidhet duke premtuar pak më shumë para si “plani i rritjes”). Në vend të kësaj, lojtarët kryesorë në rajon presin dhunë të re dhe po përgatiten për të. Nëse Gjermania, Franca dhe BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja. Dhe një dështim vërtet katastrofik i BE-së”, ka shkruar Knaus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori