LAJMI I FUNDIT:

Serbët në veri ngrohen edhe jashtë me nxemje me rrymë

Serbët në veri ngrohen edhe jashtë me nxemje me rrymë

Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme me nxemje me energji elektrike.

Në afërsi të shkollës teknike në këtë komunë gjendet edhe spitali, ndërsa është vendos edhe një qendër në të cilën po kryhen testimet për COVID-19.


Ajo që vërehet jashtë kësaj qendre janë edhe disa nxemje, që janë të vendosura jashtë, dhe të njëjtat funksionojnë me energji elektrike.

Këto nxemje janë vendosur për të ngrohur qytetarët të cilët po presin në radhë për të kryer testimet për coronavirus, transmeton Kallxo.com.

Në këtë zonë ku është i vendosur Spitali dhe një qendër testimi e cila po shfrytëzon energjinë elektrike edhe jashtë, nuk paguan energji elektrike.

Në anën tjetër Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar. Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%.

Në anën tjetër Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar do të ndajë 75 milionë euro për të zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifat e energjisë elektrike.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori