LAJMI I FUNDIT:

Serbët kremtojnë Vidovdanin, Policia planifikon masat e sigurisë

Serbët kremtojnë Vidovdanin, Policia planifikon masat e sigurisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë paraparë të gjithë masat e sigurisë për kremtimin e festës së “Vidovdan-it”, që do të mbahet sot në Gazimestan.

Ky manifestim do të përcillet edhe nga Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë në vend dhe evitimit të ndonjë provokimit.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Telegrafin se janë ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Sipas tij, në mënyrë që këto aktivitete të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës përmes planeve operative ka paraparë edhe menaxhimin në trafik.

“Varësisht nga situata çdo gjë do të menaxhohet që të ketë qetësi dhe siguri. Detyrat janë të përcaktuar qartë në bazë të ligjit për policinë dhe me qëllimin më të mirë që situata të menaxhohet në mënyrë të qetë, ndërsa sipas nevojës që paraqitet dhe çdo veprim që merr policia ai do të jetë profesional dhe i bazuar në ligje”, tha ai.

Edhe në përurimin e shtatores së ‘Car LLazarit’, që do të mbahet sot në orën 16:00, Policia e Kosovës sipas Hoxhës është aktive në të tërë territorin Republikës së Kosovës. “Të gjitha veprimet do të ndërmerren në bazë të ligjeve që janë tërë territorin e Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori