LAJMI I FUNDIT:

Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet!

Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet!

Pandeli Majko

Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një “profesion” që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston veç një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese.


Presidenti Vuçiq dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. “Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE-në. Ju lutem, Mogerini, Koçijaniq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?”…

Po i njëjti Vuçiq në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se “e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë… duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë… duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët.”

Shefi i të vetëquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.

Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për t’i shpjeguar drejtuesve të shtetit se çfarë ndodh në se ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës.

Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s. Kjo ndërhyrje nuk do të ishte “korrigjim”. Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.

Evropa njihet për mungesën e aksionit, por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpjegim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.

Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me “Koalicionin e Sirisë” i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Koalicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Serbët po shfaqin diplomacinë e “forcës” për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje parashutistësh rus mori Aeroportin e Prishtinës. Nëse uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës “në mbrojtje të paqes”… Kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj.

Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen “shahun”.

Pyetja që duhet ti bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do t’ju duhet të vlerësojnë nëse në një konflikt rajonal do t’ju mjaftojë “statusi i Asadit”. Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian ku nuk duhet tu gënjejë mendja se do jenë “Izraeli” i Lindjes në Perëndim…

Kujtesa është funksioni më i pasigurt në marrëdhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve veç të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.

Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish-Beogradin e Titos.

Të qënët një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.

Nëse Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori