LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Drenicës kërkojnë 500 milionë euro dëmshpërblim

Serbët e Drenicës kërkojnë 500 milionë euro dëmshpërblim

Serbët e Komunës së Skenderajt, 146 sish, të cilët tani jetojnë në pjesë të ndryshme të Serbisë, kanë paditur komunën e Skenderajt, UNMIK-un dhe KFOR-in për dëmet në pronën e tyre, të shkaktuara gjatë vitit 1999.

Në padinë e tyre ata kanë kërkuar mbi 500 milionë euro kompensim. Edhe Manastiri i Deviçit ka kërkuar mbi 1 milion euro kompensim nga djegia e tij në trazirat e marsit të vitit 2004.


Padinë e tyre serbët e kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit në Mitrovicë. Këtë e ka konfirmuar Hajrullah Aruçi, përgjegjës i degës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Skenderaj.

Ai ka shtuar se të gjitha lëndët e serbëve të kësaj komune, pasi që paraprakisht ishin trajtuar në Gjykatën Komunale në Skenderaj, tani dega e Gjykatës Themelore e Mitrovicës në Skenderaj, i janë dorëzuar shkallës së dytë, e cila, siç thotë ai, gjithashtu i ka refuzuar.

“Ato padi të serbëve janë dorëzuar në Gjykatën e Apelit, pasi që paraprakisht janë trajtuar në degën e Gjykatës Themelore në Skenderaj. Edhe Apeli i ka refuzuar paditë e serbëve”, ka thënë Aruçi për “Zëri”.