LAJMI I FUNDIT:

Serbët bllokojnë kamionët nga Kosova, nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi nga Jarinja

Serbët bllokojnë kamionët nga Kosova, nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi nga Jarinja
Ilustrim

(E plotësuar) – Disa qytetarë serbë kanë bllokuar qarkullimin e makinave në fshatin Rudar të Leskocit, rreth 20 kilometra larg kufirit me Kosovën.

Rreth 30 kamionistë nga Kurshumlija kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Podujevë në fshatin Rudare.


Telegrafi mëson se rreth orës 19:00, disa vozitës serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë tutje për në Serbi.

Media serbe më vonë raportoi se ata po bllokojnë rrugën për shkak të bllokimit të mallrave të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie.

Ndërsa Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri s’mund të zgjidhet ushtarakisht, por politikisht
Lexo po ashtu Komandanti i KFOR-it: Situata në veri s’mund të zgjidhet ushtarakisht, por politikisht

Paoshtu Policia e Kosovës njoftoi të hënën se është arrestuar një pjesëtar i kmunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve.

Sipas policisë, i arrestuari që u identifikua me inicialet U.V., “është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”.

Ky është personi i tretë i arrestuar brenda tre ditëve për sulm ndaj gazetarëve në komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori