Senati amerikan e ka konfirmuar mbrëmë vonë nominimin e Nikki Haley për ambasadore të SHBA-së në OKB me 96 vota pro dhe vetëm 4 kundër.
Guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley e ka fituar përkrahjen e shumicës së senatorëve demokratë sepse ajo ka dëshmuar se nuk i përkrahë përpjekjet republikane për zvogëlimin e fondeve amerikane për OKB-në.
Senatori demokrat, Ben Cardin, ka deklaruar se Haley gjithashtu ka thënë se “Krimea nuk është ruse” megjithë aneksimin që ia ka bërë Moska këtij gadishulli ukrainas në vitin 2014 dhe se ajo i ka ofruar mbështetje të fuqishme mbrojtjes së sovranitetit të Ukrainës.
Udhëheqësi i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se Haley, vajza e imigrantëve indian, do të jetë një “avokate e fuqishme” për interesat amerikane në OKB.
Senati pritet të votojë se shpejti edhe për kandidatin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, ish shefi i kompanisë, Oxxon Mobil, i cili mezi ka arritur ta marrë miratimin e Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë më 23 janar.
Kandidatura e Tillersonit arriti të sigurojë së fundi edhe përkrahjen e senatorit demokrat, Joe Manchin, i cili në vitin 2018 do të kërkojë votën për tu rizgjedhur senator në një shtet që e ka mbështetur fuqishëm presidentin Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale, transmeton Rel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251