LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj pret në takim Azemin, flasin për punëtorët teknikë dhe sigurimit fizikë nëpër spitale

Selmanaj pret në takim Azemin, flasin për punëtorët teknikë dhe sigurimit fizikë nëpër spitale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi është pritur në takim nga zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Temë diskutimi mes Azemit e Selmanaj ishte greva në të cilën gjenden punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të cilët kryejnë shërbime në Spitale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat në të gjitha komunat e Kosovës.


“Temë e diskutimit ne këtë takim ishte greva ne te cilën gjenden punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik te cilët kryejnë shërbime ne Spitale, QMF dhe Ambulancat në te gjitha komunat e Kosovës, te cilët kërkojnë mbështetjen financiare për rrezikshmëri në punë nga pandemia COVID19”, ka shkruar Azemi.

Azemi thotë edhe se “Selmanaj theksoi se kërkesa e këtyre punëtorëve është e drejt dhe ne takimin e sotëm që ai do të ketë me Kryeministrinë dhe ministrat, e ne veçanti me ministrin e Shëndetësisë, Zemaj, do të diskutoj për një zgjidhje te kësaj kërkese që vije nga punëtorët e lartcekur”. /Telegrafi/