LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Dallimet e thella vështirësojnë rrugëtimin e përbashkët opozitar

Selmanaj: Dallimet e thella vështirësojnë rrugëtimin e përbashkët opozitar

Dallimet e mëdha ideologjike, programore, dallimet për formën e veprimit e reagimit, e bëjnë të vështirë rrugëtimin e përbashkët të opozitës, ka thënë Driton Selmanaj, drejtor ekzekutiv në organizatën joqeveritare “Demokraci Plus” (D+).

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Selmanaj ka theksuar se as dy kauzat e proklamuara nga opozita – asociacioni dhe demarkacioni – nuk kanë qenë pika të cilat i kanë bashkuar “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe Nismën.


Rrëzimi i Qeverisë dhe ardhja në pushtet e kanë bërë bashkë opozitën, ka vlerësuar Selmanaj.

Sa i përket mundësisë që opozita të krijojë front të përbashkët me elementë të shoqërisë civile, analisti Selmanaj ka potencuar se e kaluara dëshmon që pjesëtarët e kësaj shoqërie kanë qenë të margjinalizuar dhe hyrja në parti më shumë u ka shërbyer për ta rehatuar veten.

Sipas tij, “Vetëvendosje” nuk duhet të shndërrohet në çerdhe ku rehabilitohen të pakënaqurit ose figurat që janë konsumuar në skenën politike, shkruan “Koha Ditore”.