Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, Brock Bierman.
Selimi vlerësoi lartë kontributin e USAID-it, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë dhe në avancimin e infrastrukturës ligjore, ndërsa tha se ky mision mbetet partner i qëndrueshëm në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar në krah Kosovës në kohërat më të vështira dhe po na qëndrojnë afër edhe sot, me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në të gjitha fushat për zhvillim dhe fuqizim të shtetit. Roli i USAID-it në Kosovë është i rëndësisë së veçantë”, tha Selimi.
Gjatë takimit, Selimi ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, agjendën legjislative, duke veçuar këtu themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij është një shtyllë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë që lehtëson të bërit biznes dhe nxit investimet e huaja në Kosovë.
“Ndër objektivat më të rëndësishme të cilën po e shtyjmë përpara është ligji për Gjykatën Komerciale, krijimi i së cilës do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve komerciale, do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për bizneset vendore, por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj. Gjykata Komerciale është projekt me prioritet për ministrinë time dhe hap shumë i rëndësishëm për ekonominë tonë, andaj falënderoj USAID-in, që ka qenë forcë kyçe prapa saj”, ka deklaruar Selimi.
Selimi dhe Bierman kanë diskutuar edhe për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me USAID-in dhe Ministrinë e Drejtësisë, për çka është siguruar nga përfaqësuesi i lartë i kësaj agjencie për mbështetje të mëtejmë në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Popeyes® vjen në Kosovë
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi